Botë

Sulm me thikë në Hamburg, një i vdekur e disa të lënduar

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një sulm me thikë që ka ndodhur në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë, thotë policia e gjermane, transmeton Koha.net.

Një sulmues u arrestua pas sulmit, shtuan ata, por paralajmëruan publikun të qëndrojë larg zonës në të cilën ndodhi sulmi, raporton Reuters.

“Nuk kemi ende informacione të qarta për motivet apo për numrin e të plagosurve”, ka shkruar në Twitter policia e Hamburgut.