Botë

Rusët presin mbi 20 orë për ta kaluar kufirin me Gjeorgjinë, ia mësyjnë BE-së

Radhë të gjata pritjeje janë krijuar në disa pika kufitare të Rusisë me shtetet e tjera.

Një burrë i ka thënë BBC-së se po priste për ta kaluar kufirin Rusi-Gjeorgji për 26 orë.

Shërbimi i hartave të kompanisë ruse të internetit Yandex tregon se radha në anën ruse të pikës kufitare tokësore Lars të Epërm me Gjeorgjinë është të paktën 8 km e gjatë.

Por ka raporte për bllokim trafiku deri në qytetin më të afërt të Vladikavkaz, 30 km larg.

Njerëzit lejohen të kalojnë kufirin ruso-gjeorgjian vetëm me automjete, jo në këmbë. Shumë pak kanë pasur sukses për të kaluar në biçikleta dhe skuter.

Një burrë që ka qenë në radhë në makinën e tij për më shumë se 26 orë i tha BBC-së se nuk kishte vend për të ngrënë apo për të shkuar në tualet.

Shumë udhëtarë janë meshkuj të moshës luftarake që po mundohen t’i shpëtojnë obligimit për luftën në Ukrainë pas njoftimit të presidentit, Vladimir Putin për të ashtuquajturin mobilizim "të pjesshëm" që ka parë mijëra burra të grumbulluar pa përvojë ushtarake.

Gjeorgjia është një nga opsionet e fundit të mbetura tokësore për rusët pa pasur nevojë për vizë në hyrje.

Kufijtë e Kazakistanit dhe Mongolisë janë gjithashtu të hapur, por Gjeorgjia është më afër Bashkimit Evropian.

Estonia, Letonia dhe Lituania i kanë mbyllur të gjitha kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë.

Edhe Finlanda tha se kufiri i saj do të mbyllet së shpejti.