Botë

48 të lënduar në Barcelonë nga përplasja e trenit

Descriptive Text

Të paktën 48 persona janë lënduar, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi treni u përplas në një stacion të qytetit spanjoll të Barcelonës, bëjnë të ditur zyrtarët.

Incidenti ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në stacionin Francia, në qendër të qytetit, transmeton kp.

Raportimet thonë se treni nuk frenoi dot kur hyri në stacion, duke goditur platformën. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë pjesë e parme të dëmtuar të mjetit.

18 persona janë dërguar në spital, kanë bërë të ditur në Twitter zyrtarët e emergjencave të Barcelonës.