Botë

Shpërthim bombe në afërsi të një spitali në Tajlandë, vdes një polic

Një polic tajlandez ka vdekur dhe katër tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombe në jug të Tajlandës të martën mbrëma, raporton agjencia AP.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një spitali dhe një shkolle të mesme në qytetin Mikaean në provincën Pattani, ka thënë polici Toolarb Lengha.

Një polic është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes dhe katër tjerë janë dërguar në spital për trajtim.

Në pamjet televizive shihet një mur i dëmtuar jashtë spitalit Maikean dhe po ashtu vrima nnë një mur në shkollën “Maikean Kittiwit”.

Pjesa jugore e Tajlandës ësht duke u përballur me një kryengritje nga separatistët myslimanë, që ankohen për diskriminim nga shumica budiste e shtetit.

Ata janë më tepër aktivë në provincat Pattani, Narathiwat dhe Yala dhe shpesh sulmet shënjestrojnë qeveritë.