Botë

Hetimi i përbashkët zbulon se vrasja e gazetares Abu Akleh ishte e qëllimshme

Descriptive Text

Një hetim i përbashkët nga një grup kërkimor multidisiplinar me bazë në Londër dhe një grup palestinez të të drejtave, ka zbuluar prova të tjera që hedhin poshtë qëndrimin e Izraelit se vrasja e gazetares së Al Jazeeras, Shireen Abu Akleh, ka qenë e gabimshme.

Forensic Architecture dhe Al-Haq kanë njoftuae se vrasja e Abu Akleh ka qenë e qëllimshme, shkroi të martën “Al Jazeera”.

Gazetarja Abu Akleh u qëllua në kokë me ç’rast u vra nga forcat izraelite më 11 maj derisa po mbulonte një bastisje të ushtrisë në kampin e refugjatëve Jenin.

Hetimi ekzaminoi këndin e saktë të zjarrit të snajperit izraelit dhe arriti në përfundimin se ka qenë lehtë e verifikueshme që ka gazetarë brenda zonës.

Ky hetim gjithashtu përjashtoi mundësinë e konfrontimeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve në Jenin në kohën e sulmit.

Sipas hetimit, snajperi izraelit qëlloi për dy minuta dhe qëllimisht iu drejtua atyre që u përpoqën të shpëtonin Abu Aklehin.

Snajperi qëlloi tre herë, duke lëshuar gjashtë plumba herën e parë, pastaj pas tetë sekondash, shtatë të tjera. Një nga këto plumba e vrau Abu Aklehin.

Dy minuta më vonë, snajperi qëlloi tre plumba të tjerë, për të ndaluar përpjekjet për ta shpëtuar gazetaren.

Hetimet e shumta të kryera nga Kombet e Bashkuara, organizatat izraelite dhe palestineze të të drejtave të njeriut, kanë arritur në përfundimin se Abu Akleh u vra nga një ushtar izraelit.