Botë

Grenelli fton amerikanët: Zgjohuni për të ndjekur intervistën e Vuçiqit

Descriptive Text

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, iu ka bërë thirrje amerikanëve që të zgjohen dhe ta ndjekin një intervistë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në New York.

Grenell shkroi në Twitter të martën, se Vuçiq do të intervistohet nga mediumi amerikan “Newsmax”.

Ndërkohë, një komentues deklaroi se është serb, por kritikoi se intervista e Vuçiqit do të shfaqet natën, shumë vonë.

Kjo nuk është hera e parë kur ish-i i dërguari i presidentit Donald Trump, kishte shprehur mbështetje për presidentin Vuçiq.

Në prill të këtij viti, kur Vuçiq fitoi në zgjedhjet në Serbi, Grenelli, u shpreh se më të do të ketë miqësi të fuqishme "për të bërë punë së bashku".

Ai edhe në shumë raste të tjera kishte shprehur simpati për Serbinë dhe pushtetin në Beograd.