Botë

Shkatërrimet që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Tajvan

Kamerat e sigurisë kanë kapur disa qytetarë të Tajvanit duke dalë nga shtëpitë, kur një tërmet i fuqishëm 6.8 shkallë Rihter goditi këtë vend të dielën, raporton agjencia AP.

Tërmeti i fuqishëm dridhi shumicën e Tajvanit, rrëzoi një ndërtesë trekatëshe dhe përkohësisht ngujoi katër personave brenda. Ndërkohë edhe një tren doli nga shtegu e 400 turistë mbetën të ngujuar në një zonë malore.

Një tërmet 6.4 ballë Rihter kishte goditur Tajvanin po ashtu të shtunën.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në gatishmëri dhe vigjilent për tërmetet tjera të vogla.

Tërmeti rrëzoi edhe urën Gaolaio.