Botë

Çekia i lëshoi mbi 430 mijë viza të përkohshme për refugjatët ukrainas

Qëkur nisi pushtimi rus mbi Ukrainë, Republika Çeke i ka lëshuar 432 mijë viza të përkohshme për ukrainasit, raportoi BBC-ja të dielën.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Çekisë, duke u thënë se zyrtarisht nuk dihet cili është numri i saktë i banorëve të Ukrainës që jetojnë në Çeki.

Në fund të gushtit, ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, deklaroi se numri i qytetarëve që pranuan viza të përkohshme ishte rreth 300 mijë. Deri më tani kjo shifër është rritur për mbi 100 mijë.

Ministri i Financave, Zbinek Stanyura, deklaroi se kostot e refugjatëve ukrainas nuk do ta kalojnë 1 miliard euron, ndonëse në fillim supozohej se do të ishin dy herë më të larta.

Stanyura shtoi se ukrainasit që u vendosën përkohësisht në Çeki, nisën të punonin dhe nuk e rënduan aq shumë kujdesin shëndetësor. Pos kësaj, shumë çekë i pranuan ukrainasit për qëndrim pa pagesë.

Nisja e agresionit rus mbi Ukrainë bëri që miliona ukrainas refugjatë të largoheshin nga vendlindja. Dyert ua hapën vendet perëndimore, derisa kufirin me Poloninë e shfrytëzuan si rrugë drejt shteteve të tjera.