Botë

Ftesa e princit saudit në funeralin e Mbretëreshës nxit reagime në Britani

Arabia Saudite ka blerë armë perëndimore, punëson mijëra punëtorë emigrantë, organizon pelegrinazhin vjetor të haxhit dhe ndihmon në stabilitetin e çmimit të naftës. Të gjitha këto pjesërisht shpjegojnë pse kritika ndërkombëtare ndaj princit të kurorës është më së shumti e heshtur.

Ftesa e Britanisë së Madhe për princin saudit të kurorës dhe de-fakto udhëheqësin e shtetit, Mohammed Bin Salman, që të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë, ka nxitur seri të protestave nga aktivitetet për të drejtat e njeriut.

Një raport i CIA-s ka vlerësuar se princi i kurorës kishte autorizuar vrasjen dhe copëtimin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, brenda Konsullatës saudite në Stamboll gjatë vitit 2018.

Princi saudit i kurorës dhe qeveria e tij e kanë mohuar këtë raport, por ai është parë si parim në Perëndim, mirëpo jo në Britani. Të paktën nuk ka pasur cilësim të tillë deri më tani.

Ambasada e Arabisë Saudite në Londër ka konfirmuar se princi, i njohur me shkurtesën “MBS”, do të shkojë në Londër gjatë fundjavës, por mbetet e paqartë nëse do të marrë pjesë në funeralin që do të mbahet gjatë së hënës.

Hatice Gengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë sauditë, ka thënë se ftesa është njollë në kujtim të Mbretëreshës Elizabetha e Dytë. Ajo ka bërë thirrje për arrestimin e princit saudit me të aterruar në Londër, ani se ajo e ka vënë nën dyshim se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Grupi i aktivistëve “Campaign Against the Arms Trade” ka akuzuar Arabinë Saudite dhe mbretëritë e tjera të Gjirit se po përdorin funeralin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë si mënyrë – sipas tyre – për të fshirë historinë e tyre për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Grupi ka vlerësuar se që prej fillimit të luftës shkatërrimtare në Jemen, para tetë vjetësh, Britania e Madhe i ka shitur armatim koalicionit saudit në vlerën të 23 miliardë dollarëve.

Liritë e pakta politike gjithashtu janë zhdukur krejtësisht që kur Mohammad Bin Salman u bë princ i kurorës në vitin 2017, duke dënuar me burime afatgjata të gjithë kritikët e qeverisë, madje edhe për postime në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, në formë paradoksi, princi i kurorës ka nisur një program të madh të liberalizimit shoqëror. Kinematë dhe ngjarjet publike, që për një kohë të gjatë janë cilësuar si “joislamike” në Mbretërinë Saudite, janë hapur.

Me urdhrin e princit të kurorës, grave tani u lejohet të ngasin automjetet dhe mbretëria e shkretëtirës ka organizuar një seri të ngjarjeve sportive dhe muzikore, përfshirë koncertin e DJ David Guettas.

Arabia Saudite, me gjithë historinë e zezë dhe të kritikuar ashpër për të drejtat e njeriut, mbetet aleate e vendosur e Britanisë në Gji, ku ajo shihet nga Perëndimi si mburojë kundër ekspansionizmit agresiv të Iranit.

Arabia Saudite ka blerë armë nga Perëndimi, punëson mijëra punëtorë emigrantë, organizon pelegrinazhin vjetor të haxhit dhe ndihmon në stabilitetin e çmimit të naftës. Të gjitha këto pjesërisht shpjegojnë pse kritika ndërkombëtare ndaj princit të kurorës është më së shumti e heshtur.