Botë

Orbani e vlerëson qesharak raportin e BE-së se Hungaria nuk është më demokratike

Descriptive Text

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se i duket qesharake që Parlamenti i Bashkimit Evropian deklaroi se vendi i tij nuk është më demokratik, por se është një autokraci e zgjedhur, raporton Euronews.

Për këtë vlerësim të organit legjislativ të BE-së, Orbani ka reaguar dje, më 16 shtator, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

"Është qesharake. E vetmja arsye që ne nuk po qeshim është sepse jemi të mërzitur, është një shaka e mërzitshme. Kjo është hera e tretë apo e katërt që Parlamenti i BE-së miraton një rezolutë që dënon Hungarinë. Fillimisht menduam se ishte domethënëse, por tani ne e shohim si shaka”, shtoi ai.

Rezoluta theksonte se ky vend ka një regjim hibrid, pra një përzierje autokracie dhe demokracie. Konsiderohet se në të nuk respektohen më parimet themelore demokratike. Kjo është hera e parë që një anëtar i BE-së karakterizohet në këtë mënyrë.