Botë

Radhë kilometërshe për ta parë arkivolin e Mbretëreshës, koha e pritjes 24 orë

Radha e qytetarëve që presin t'i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër është rreth 24 orë, sipas Qeverisë, shkruan DailyMail.

Qytetarët u këshilluan të shkojnë për të pritur në radhë.

Radha shtrihet për disa kilometra, duke filluar nga Parku Southwark (pika e fillimit) dhe duke vazhduar përgjatë bregut jugor të lumit Thames të Londrës përpara se të arrihet në Westminster Hall.

Shërbimi i Ambulancës në Londër (LAS) ka këshilluar njerëzit që të marrin me vete të gjitha ilaçet e tyre të rregullta dhe veshjet e duhura ndërsa presin në radhë.

Shërbimi gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të ndiqnin këshillat në faqen e internetit të Qeverisë dhe të pinë shumë ujë dhe të hanë rregullisht.

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham, ishte një nga ata që iu bashkua radhës ditën e djeshme dhe arriti te arkivoli i Mbretëreshës pas 13 orësh.