Botë

Një aktiviste tajlandeze arrestohet pasi u vesh si mbretëresha

Një aktiviste në Tajlandë është dënuar me dy vjet burgim pasi një gjykatë ka konstatuar se ajo ka ofenduar monarkinë, duke u veshur si mbretëresha tajlandeze.

Jatuporn Saeoueng, 25-vjeçare, kishte veshur një fustan rozë në një protestë politike në Bangkok në vitin 2020.

Ajo ka mohuar akuzat për ofendim ndaj monarkisë, duke thënë se ajo kishte veshur fustan tradicional.

Por, Tajlanda ka ligje jashtëzakonisht të rrepta që ndalojnë në mënyrë efektive kritikat ndaj mbretit dhe anëtarëve të tjerë mbretërorë, shkruan BBC-ja të martën.

Që kur Mbreti Maha Vajiralongkorn u ngjit në fron në vitin 2019, grupet e të drejtave thonë se autoritetet kanë ushtruar gjithnjë e më shumë ligje “lese-majeste” për të shuar një lëvizje proteste që kishte kërkuar reformën e monarkisë së fuqishme.

Që nga nëntori i vitit 2020, të paktën 210 protestues janë akuzuar për vepra penale të “lese majeste”, pas një periudhe trevjeçare ku ligji nuk u zbatua fare, thonë grupet ligjore tajlandeze.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin të hënën.