Botë

Sulm milimetrik mbi tankun rus [VIDEO]

Descriptive Text

Trupat ukrainase u tallën me ato ruse pasi nëpërmjet një rakete, qëlluan saktë mbi një tank. Pamjet u publikuan të hënën nga Ministria e Mbrojtjes, duke treguar se si raketa ra pikërisht në brendësinë e tankut.

“Kur luani pikado, a keni provuar të qëlloni në shenjë. A keni pasur sukses”, thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur rasti, por nga pamjet shihet se tanku ka simbolin e rusëve “Z”, e pranë tij gjendet edhe një tank tjetër.

Ukraina ka shënuar progres në luftën ndaj Rusisë. Trupat ruse i ka përzënë pothuajse plotësisht nga rajoni i Kharkivit, e në fronte të tjera ka regjistruar fitore.

 
Sulm milimetrik mbi tankun rus ? [VIDEO]

Sulm milimetrik mbi tankun rus ? [VIDEO] Video: Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës

Posted by Koha.net on Tuesday, September 13, 2022