Botë

Ukrainasit shpëtojnë ariun që ngeli i bllokuar për shkak të luftimeve

Ekipet e një kopshti zoologjik në Bakhmut të Ukrainës i dolën në ndihmë një ariu, që kishte mbetur i bllokuar në fshat, raportoi BBC-ja të enjten.

Ariu kishte ngelur i bllokuar, kur trupat ruse pushtuan këtë zonë të Donetskut, ndërsa trupat ukrainase pasi rimorën zonën, gjetën ariun të lodhur e të uritur.

Ushtria, së bashku me ekipet e kopshtit dhe organizatën për mbrojtjen e kafshëve, e evakuuan kafshën, duke e larguar nga zona.

“Ariu tanimë është sjell në strehën e arinjve ‘Domazhyr, në rajonin e Lvivit. Ai është padyshim i sigurt dhe në duar të profesionistëve”, theksoi zyrtari i kopshtit.

Pos kësaj, autoritetet ukrainase njoftuan të enjten se 2.5 milionë banorë të Ukrainës u larguan dhunshëm nga vendi.

Image