Botë

BBC-ja ndaloi transmetimin e programit të rregullt për shkak të gjendjes së Mbretëreshës Elizabeth

Kanali i Parë i BBC-së ka ndryshuar orarin e tij të rregullt ditor dhe po transmeton lajme drejtpërdrejt ndërsa shqetësimet janë rritur për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Mbretëresha britanike nuk ndihet mirë në shtëpinë e saj në Balmoral dhe po monitorohet nga mjekët. Ajo po mbahet nën vëzhgim mjekësor pas vlerësimit të mëngjesit të sotëm dhe kanali kryesor i BBC-së ka ndërprerë episodin e “Bargain Hunt” për të mbuluar zhvillimet e fundit.

Një deklaratë nga Pallati Mbretëror thotë se 96-vjeçarja është rehat në Balmoral dhe BBC-ja raporton se familja mbretërore është informuar për gjendjen e saj.

Një video e postuar në Twitter tregon se programi ndërpritet për të filluar mbulimin e gjendjes shëndetësore së Mbretëreshës.

E lindur në vitin 1926, Elizabeth ka qenë Mbretëreshë e Britanisë së Madhe që nga viti 1953. Shqetësimet për shëndetin e saj janë rritur që kur burri i saj, Princi Philip, vdiq vitin e kaluar.