Botë

Granatime të ashpra në Dnipropetrovsk

Rajoni i Dnipropetrovsk në Ukrainë u granatua gjatë tërë natës së shtunë, njoftoi kreu i rajonit, Valentin Reznichenko.

Siç raporton BBC-ja, forcat ruse përdorën artileri të rëndë në qytetet Grads, Uragane, Nikopolit dhe Grady, por që nuk u regjistruan viktima.

“Vetë Nikopoli u granatua tre herë nga rusët. Disa ndërtesa banimi dhe makina u dëmtuan. Mbi 1.500 familje mbetën pa energji elektrike. Furnizimi me energji tani është kthyer”, tha Reznichenko.

Shkatërrime të banesave janë regjistruar edhe në Chervonogrigorivska.

Rusët, sipas kreut rajonal, bastisën rrethin e Kryvui Rih, duke sulmua prona e sipërmarrje.