Rreth dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe koalicionit të tij të përçarë, i cili është përballur me krizë pas krize që nga marrja e detyrës në dhjetor, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, shkruan Reuters.
Vetëm 25 për qind e gjermanëve besojnë se socialdemokrati po e bën mirë punën e tij, nga 46 për qind sa ishte në mars, sipas sondazhit të Insa-s për gazetën javore “Bild am Sonntag”.
Nga ana tjetër, 62 për qind e gjermanëve mendojnë se Scholz, i cili ishte zëvendëskancelar nën udhëheqësen konservatore veterane Angela Merkel në koalicionin e mëparshëm qeverisës, po e bën punën e tij keq, një numër rekord krahasuar me vetëm 39 për qind sa ishte në mars.
Që nga marrja e pushtetit, Scholzit i është dashur të përballet me luftën në Ukrainë, një krizë energjetike, inflacion në rritje dhe tani thatësira, të gjitha duke e shtyrë ekonominë më të madhe të Evropës në prag të një recensoni. Kritikët kanë akuzuar atë se nuk ka treguar lidership të mjaftueshëm.
Mbështetja për partinë e tij Social Demokratike ishte vetëm 19 për qind, sondazhi i Insas tregoi, shumë prapa konservatorëve të opozitës dhe partnerëve të vegjël të koalicionit të të Gjelbërve, dhe nën 25.7 për qind që SPD-ja mori në zgjedhjet federale vitin e kaluar.
Rreth 65 për qind e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë së koalicionit trepalësh të Gjermanisë në tërësi, krahasuar me 43 për qind në mars.
Sondazhi vjen pas një jave veçanërisht të vështirë për Scholzin.
-
21 gusht 2022 22:37
-
Shpërndaje në: