Botë

Iraku mund të blejë nga Rusia tanke në vlerë prej 1 miliard dollarë

Në takimin e sotëm në Shën Petersburg, presidenti rus, Vladimir Putin dhe nënkryetari i Irakut Nuri al-Maliki, diskutuan blerjen e mundshme të tankeve ruse të luftës T-90, deklaroi një përfaqësues ushtarak rus, i cili mori pjesë në takimin, raporton Reuters.

Gazeta ruse “Izvestia” raporton se Iraku ka rënë dakord për të blerë një numër të madh të tankeve që janë përdorur në konfliktin në Siri.

Analisti i ushtrisë ruse, Ruslan Pukhov, i ka thënë kësaj gazete se marrëveshja mund të mbulojë dorëzimin e disa qindra tankeve T-90, dhe se kontrata mund të tejkalojë shifrat prej 1 miliard dollarësh.

Kur u pyet nëse marrëveshja është diskutuar të martën, Dmitry Shugaev, shef i Shërbimit Federal rus për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik, tha: “Është përmendur”.