Botë

Rusia planifikon ta shkëputë Zaporizhzhian nga rrjeti ukrainas, pretendon Ukraina

“Energoatom” kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, pretendoi mëngjesin e së premtes se trupat ruse planifikojnë të shkëputin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga rrjeti ukrainas.

Kompania tha se Moska planifikon t’i mbyllë blloqet funksionale të energjisë në vend, raportoi Sky News të premten.

Në një deklaratë, Energoatom tha se besonte se Rusia po përgatitej të kryente një "provokim në shkallë të gjerë" atje.

Fabrika është nën kontrollin rus, por drejtohet nga operatorë ukrainas.

Ukraina pretendoi të enjten e Rusia po përgatitet të organizojë "provokim" në centralin bërthamor - më i madhi në Evropë.

Ndërkohë, Moska u ka thënë punëtorëve në Zaporizhzhia që të mos paraqiten në punë të premten.