Botë

Irani mohon të jetë i përfshirë në sulmin ndaj Salman Rushdie

Qeveria iraniane ka mohuar të hënën se Teherani është i përfshirë në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, shkroi të hënën Associated Press.

Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, u bë dy ditë pas sulmit ndaj Rushdies në New York.

“Ne, në incidentin e sulmit ndaj Salman Rushdie në SHBA, nuk konsiderojmë se dikush meriton faj dhe akuza përveç autorit dhe mbështetësve të tij. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë Iranin në këtë drejtim”, tha Kanaani.

Ai shtoi se Irani nuk ka asnjë informacion më shumë se sa çfarë është raportuar nga mediat amerikane.

75-vjeçari Rushdie u godit me thikë të premten teksa merrte pjesë në një ngjarje në perëndim të New Yorkut. Ai pësoi dëmtime në mëlçi, krah dhe në njërin sy.

Sulmuesi i tij, 24-vjeçari Hadi Matar, është deklaruar i pafajshëm për akuzat.