Botë

Zjarr në një kishë në Egjipt, së paku 41 të vdekur

Zjarri në një kishë në afërsi të kryeqendrës së Egjiptit, Kajro, ka shkaktuar vdekjen e së paku 41 personave, raporton agjencia “AP”.

Numri i të vdekurve është bërë i ditur nga Kisha Kopte në Egjipt.

Zjarri kishte nisur ndërsa 5000 besimtarë ishin mbledhur për meshë në Kishën Kopte Abu Sifin në lagjen Imbaba, siç kanë thënë burimet.

Zjarri bllokoi hyrjen në kishë, duke shkaktuar një tollovi e shtypje, thanë ata, ndërsa shumica e të viktimave ishin fëmijë.

“Njerëzit po mblidhen në katin e tretë dhe të katërt dhe pamë tymin që po vinte nga kati i dytë. Njerëzit filluan të zbrisnin shkallëve dhe të binin sipër njëri-tjetrit”, ka thënë Yasir Munir, që ishte në kishë. “Më pas dëgjuam një zhurmë dhe zjarri që po dilte nga dritaret”.

Ai thotë se me vajzën e tij ishin në katin përdhese dhe ia dolën të iknin.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se zjarri ka nisur rreth orës 9 të mëngjesit dhe se nisi në kondicioner fillimisht në katin e dytë të Kishës.