Botë

Një person i armatosur tenton të futet në zyrën e FBI-së në Cincinnati

Një person i armatosur ka tentuar të futet në Zyrën e FBI-së në Cincinnati të enjten, raporton CNN.

Forcat e rendit kanë rrethuar perimetrin deri në një kilometër e gjysmë, ndërsa u ka thënë qytetarëve të qëndrojnë të vëmendshëm.

I armatosuri kishte tentuar të futet në Zyrën e FBI-së në ora 9:15, por ka dështuar.

Mirëpo, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Vetura e të dyshuarit ishte parë rreth 20 minuta pas ngjarjes.

“I dyshuari ka shtënë me armë gjatë ndjekjes. Është shkëmbyer zjarr edhe në skenë mes zyrtarëve dhe të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Ohios, Nathan Dennis.