Botë

Pas 22 vjetësh, indiani fiton betejën gjyqësore kundër shërbimit hekurudhor lidhur me 24 centë

Pas 22 vjetësh indiani fiton betejën gjyqësore kundër shërbimit hekurudhor lidhur me 24 centë

Një indian ka fituar rastin gjyqësor pas 22 vjetësh që lidhej me një biletë treni.

Tungnath Chaturvedi, avokat, iu morën 20 rupi (24 cent) më shumë për dy bileta që kishte blerë më 1999, raportoi BBC të enjten.

Rasti pati ndodhur në një nga hekurudhat në Uttar Pradesh të Indisë.

Një gjykatë vendosi në favor të Chaturvedit dhe i kërkoi hekurudhës që ta rimburësonte.

“Kam marrë pjesë në më shumë se 100 dëgjime lidhur me rastin”, tha ai. “Nuk mund t’i vësh çmim energjisë dhe kohës që kam humbur duke luftuar me këtë rast”.

Chaturvedi po udhëtonte nga Mathura në Moradabad kur për dy biletat që bleu ia shtuan ekstra 20 rupi që nuk parashiheshin. Biletat secila kushtonin 35 rupi, dhe kur ai i dha 100 rupi, bileta-shitësi ia ktheu vetëm 10 rupi, duke e tarifuar me 90 rupi për biletat në vend të 70.

Në atë kohë ai nuk u rimburësua. Kështu që vendosi të ngriste padi.

Gjykata vendosi që shërbimi hekurudhor t’i paguante gjobën 15,000 rupi.