Botë

Alpinistëve që duan të ngjiten në Mont Blanc do t’u duhet të paguajnë 15 mijë euro depozitë

Kushdo që dëshiron të arrijë majën më të lartë të Evropës, Mont Blanc, së shpejti mund t’i duhet të vendosë një depozitë prej 15,000 euro për t’i mbuluar shpenzimet e mundshme të shpëtimit dhe funeralit, sipas planeve të shpallura nga një kryebashkiak lokal.

Jean-Marc Peillex, kryebashkiak i Saint-Gervias-les-Bains, një qytet franceze afër malit, thotë se shumë alpinistë të pakualifikuar po luajnë bixhoz me jetën e tyre në mal, ku moti i nxehtë i kohëve të fundit i ka bërë kushtet më të pabesa, raportoi CNN të enjten.

"Komuna e Saint-Gervais planifikon të marrë masa të përshtatura ndaj papërgjegjshmërisë së disave dhe rreziqeve që ata bëjnë që shpëtuesit të vrapojnë”, tha Peillex në një deklaratë në Twitter.

Sipas kryebashkiakut, depozita prej 15,000 euro korrespondon me "koston mesatare të një shpëtimi në vlerë prej 10,000 euro, dhe me kostot e varrimit të një viktime, që shkon deri në 5,000 euro”.

"Është e papranueshme që taksapaguesi francez t’i përballojë këto kosto”, tha Peillex.

Për shkak të kushteve "jashtëzakonisht të rrezikshme" përgjatë Couloir du Goûter - një seksion veçanërisht sfidues i njohur gjithashtu si Korridori i Vdekjes, Peillex tha se arritja në majën e Mont Blanc nëpërmjet një shtegu popullor të njohur si Voie Royale, ose Rruga Mbretërore, u këshillua rreptësishtë të mos bëhej.

Ngjitja në Mont Blanc është bërë më e rrezikshme nga rënia e madhe e shkëmbinjve dhe një periudhë thatësire dhe valë të nxehti.