Botë

Tri anije me grurë planifikohet të largohen nga portet e Ukrainës çdo ditë

Një zyrtar i lartë turk ka thënë të martën se një anije që transporton grurë mund të largohej nga portet e Ukrainës çdo ditë - por që atëherë planifikimi ka ndërruar, duke e çuar numrin e anijeve në tri në ditë.

Një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti këtë të hënë, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, pasi një marrëveshje mes dy vendeve lejoi kalimin e sigurt për anije të tilla, raportoi Sky News të mërkurën.

Anija ka arritur të mërkurën në ujërat e Turqisë dhe pritet t’i nënshtrohet inspektimeve të parapara.

Ky është hapi i parë në përpjekjet për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, dhe gjithashtu shënon një nga të paktat herë që Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje të negociuar.