Botë

Aeroporti i Londrës në kaos, anulon fluturimet e shkurtra

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka anuluar shitjen e biletave për fluturimet e shkurtra nga aeroporti Heathrow në Londër për të lehtësuar udhëtimet shkaku i kërkesës së madhe dhe mungesës së punëtorëve.

Ndalimi i shitjes së biletave për fluturimet brenda Britanisë dhe nëpër Evropë do të zgjasë deri të hënën e javës së ardhshme. Megjithatë, udhëtarët mund të rezervojnë biletat për udhëtimet e shkurtra, të cilat do të mund të realizohen gjatë javës së ardhshme. Kompania britanike është arsyetuar se numri i udhëtarëve ditor në Heathrow pritet të jetë deri në 100 mijë deri më 11 shtator.

Aeroporti më i madh i Londrës i ka kërkuar kompanisë që të anulojë shitjen e biletave dhe të reduktojë numrin e fluturimeve. Numri i udhëtarëve në Heathrow dhe aeroportet tjera evropiane është ngritur shumë pas dy vjetësh me masa për mbrojtje nga pandemia, mirëpo aeroportet nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë fluksin shkaku i mungesës së stafit, të cilin e ka larguar gjatë pandemisë së koronavirusit.