Botë

Zelensky për dërgesën e parë të grurit: Rusisë nuk mund t'i besohet

Situata në qytetin ukrainas Borodyanka është "dukshëm më e tmerrshme" sesa në Bucha

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur dërgesën e parë të drithit nga porti i Odesas që nga pushtimi rus në shkurt, shkroi të martën CNN-i.

Mirëpo, i pari i Ukrainës ka thënë se Rusisë nuk mund t’i besohet.

“Porti filloi të punojë dhe ky mund të quhet sinjali i parë pozitiv se ka një shans për të ndaluar zhvillimin e krizës ushqimore në botë. Ne nuk mund të kemi iluzione se Rusia thjesht do të përmbahet nga përpjekjet për të penguar eksportet ukrainase. Rusia vazhdimisht provokoi zi buke në vendet e Afrikës dhe Azisë, të cilat tradicionalisht importonin sasi të konsiderueshme të ushqimit ukrainas. Dhe tani, në kushtet e vapës ekstreme, si këtë vit në Evropë, kërcënimi i krizës së çmimeve dhe mungesa ushqimore është e pranishme edhe për disa vende evropiane”, ka thënë Zelensky në konferencën për media.

Zelensky tha se 16 anije presin radhën për dërgesë dhe "jemi gati të japim një kontribut të duhur në stabilizimin e tregut botëror të ushqimit".

Ai gjithashtu tha se më shumë se një milion vende pune në Ukrainë mbështeten në rifillimin e eksporteve të grurit.