Botë

Dy shtetas britanikë vdesin në rrethana të dyshimta në Bangladesh

Policia në Bangladesh po heton rastin e dyshimtë për helmim pasi një britanik dhe djali i tij u gjetën të vdekur, teksa tre anëtarë të tjerë të familjes janë shtruar në spital.

Policia ka njoftuar se ka gjetur pesë anëtarë të familjes pa ndjenja pasi të afërmit e tyre janë alarmuar kur familja nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre në Sylhet të martën.

Sipas mediave lokale, Rafiqul Islam, 50 vjeç, dhe djali i tij Mahiqul Islam, vdiqën rrugës për në spital. Bashkëshortja e Rafikulit, Hosne Ara Islami, vajza Samira dhe djali Sadiqul janë shtruar në spitalin e Kolegjit Mjekësor MAG Osmani. Familja nga Cardiff kishte mbërritur në Bangladesh në fillim të këtij muaji.