Botë

Orban: Ukraina s’mund ta fitojë luftën me strategjinë që ka NATO-ja

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Ukraina nuk mund ta mposhtë Rusinë me strategjinë aktuale të mbështetjes nga NATO-ja.

"Kjo luftë në këtë formë nuk mund të fitohet", ka thënë Orban, duke folur së bashku me kancelarin austriak, Karl Nehammer në Vjenë të enjten, raportoi Sky News.

Ai tha se strategjia e NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë dhe për stërvitje "ka treguar deri më tani se nuk do të çojë në sukses".

Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Ukrainës kanë qenë të vështira muajt e fundit, pasi Hungaria nuk e ka pranuar një paketë sanksionesh të BE-së që parashikonte ndalimin e importeve ruse të naftës deri në fund të vitit.

Orban tha se nuk do të ketë paqe pa ndryshuar strategjinë.

"Nuk është e qartë se si mund ta shmangim recesionin në BE nëse lufta vazhdon”, ka thënë ai.