Botë

OBSH-ja këshillon burrat që të reduktojnë numrin e partnerëve seksualë

Descriptive Text

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka këshilluar burrat në rrezik të marrjes së lisë së majmunit që të marrin në konsideratë uljen e numrit të partnerëve seksualë që kanë “për momentin”, pasi agjencia e OKB-së deklaroi se shpërthimet e përshkallëzuara në shumë vende janë një emergjencë globale.

Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se 98% e rasteve me linë e majmunit të identifikuara që prej majit kanë qenë mes burrave homoseksual e biseksualë. Ai bëri thirrje për ata në rrezik që të marrin hapa për ta mbrojtur veten, raportoi të mërkurën The Guardian.

“Kjo nënkupton të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët, për burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burrat”, tha ai. “Kjo përfshinë, për momentin, reduktimin e numrit të partnerëve seksualë”.

Individët e infektuar duhet të izolohen dhe të shmangin tubimet që përfshijnë kontaktin fizik të ngushtë, teksa njerëzit duhet të marrin detaje për secilin partner seksual të ri, tha shefi i OBSH-së.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e SHBA-së nuk ka sugjeruar që burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra, të reduktojnë partnerët e tyre, përveç shmangin e kontaktit fizik me personat që kanë shenja që mund të jetë lija e majmunit.

Mbi 19,000 raste janë raportuar në më shumë se 75 shtete; vdekje janë raportuar vetëm në Afrikë.