Botë

Bideni shërohet nga koronavirusi

Descriptive Text

Gjashtë ditë pasi u infektua me koronavirus, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, rezultoi negativ, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

"U ktheva në zyrën Ovale. Falënderoj doktorët për kujdesin e duhur dhe të gjithë juve për mbështetjen", shkroi Biden në Twitter, duke bashkëngjitur testin ku rezultoi negativ.

Në komunikatë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden iu dha fund masave të rrepta anti-COVID, ndërsa simptomat iu lehtësuan.

79-vjeçari qëndroi i izoluar tash e gjashtë ditë. Është i vaksinuar me tri doza të vaksinës anti-COVID dhe me dy përforcuese.