Botë

Trumpi po hetohet për trazirat e 6 janarit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke hetuar përfshirjen e supozuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në tentimin e përmbysjes së rezultatit zgjedhor më 2020, ka raportuar e përditshmja amerikane “Washington Post”.

Prokurorët federalë është raportuar të kenë pyetur dëshmitarët drejtpërdrejt për veprimet e Trumpit.

Deri më tani, ata kanë vendosur të mos nisin hetime penale kundrejt vetë Trumpit për rolin e tij të supozuar.

Më 6 janar të vitit 2021 disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit Amerikan, në përpjekje për të përmbysur humbjen e Trumpit në zgjedhje.

Trumpi i ka lavdëruar publikisht ata që kanë sulmuar ndërtesën, mirëpo mohon çdo keqbërje.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë veçse ka nisur hetime penale për atë që ka ndodhur më 6 janar, raporton Radio Evropa e Lirë.