Botë

Policia italiane arreston 12 persona, mes tyre edhe anëtarë të “Ndranghetas”

Descriptive Text

Policia arrestoi 12 persona në jug të Italisë në një operacion të drejtuar kundër anëtarëve të mafias, shkruan Rai.

Në mesin e të arrestuarve janë biznesmenë dhe anëtarë të dyshuar të organizatës famëkeqe “Ndrangheta” nga Kalabria, njoftoi policia italiane të martën.

Tetë prej tyre u ndaluan në paraburgim, ndërsa katër prej tyre mbeten në paraburgim.

Hetuesit synojnë të sekuestrojnë 27 kompani dhe 31 prona me një vlerë totale prej 32 milionë euro. Midis kompanive është një me qendër në Slloveni dhe një në Rumani.

Ndër të tjera, biznesmenët bashkëpunuan ngushtë me anëtarët e mafias në industrinë e ndërtimit dhe tregtisë me shumicë ushqimore.

Operacioni i quajtur “Planifikimi” i ka paraprirë një hetim dyvjeçar nga policia italiane dhe policia financiare në Kalabri.

“Ndrangheta” konsiderohet organizata më e fuqishme mafioze në Itali, e cila fiton miliarda euro nga tregtia ndërkombëtare e drogës, si dhe forma të tjera të krimit.