Botë

Rusia po djeg “gjithçka që sheh përpara” për ta lehtësuar pushtimin

Ushtarët rusë po djegin fshatra në rajonet Donetsk dhe Luhansk me qëllim që të lehtësohet pushtimi, deklaroi kreu i zonës, Serhiy Gaidai, raportoi BBC-ja të martën.

Sipas tij, rusët po djegin “gjithçka që shohin përpara”, me qëllim që territorin ta pushtojnë sa më parë.

“Ka pothuajse një muaj qëkur armiku ka ardhur pothuajse në kufirin e rajonit tonë dhe për ta kaluar atë, po i sakrifikon të gjitha rezervat”, theksoi ai.

Ai tha se rusët po përgatiten për mbajtjen e referendumit në zonë, me qëllim që lokaliteti të ndahet nga administrimi i Kievit.

Djegiet po vijojnë në Zatoka, që gjendet në rajonin e Odesës.

“Një fshat i zakonshëm i Zatokës. Njerëzit pushuan dhe jetuan. Vetëm jetuan. Pa baza, pa trupa. Thjesht terroristët nga Federata Ruse donin të qëllonin”, shkroi Zelensky, duke ia bashkëngjitur pamjet e djegieve ruse në këtë fshat.

Në jug të Ukrainës, trupat ruse sulmuan masivisht me raketa.