Botë

SHBA-ja mban stërvitje ushtarake në Korenë e Jugut pas 3 vjetësh

Helikopterët sulmues Apache të Ushtrisë Amerikane me bazë në Korenë e Jugut po zhvillojnë stërvitje me raketa dhe armë të tjera për herë të parë që nga viti 2019.

Trajnimi rifilloi në kompleksin Rodriguez Live Fire në jug të Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) përgjatë kufirit, pasi ishte anuluar në vitet e fundit pasi që ata që jetonin aty pranë u ankuan për zhurmën dhe shqetësimet e sigurisë, njoftoi CNN të martën.

Gjatë javës së kaluar, helikopterët AH-64E Apache të angazhuar në stërvitje, u panë përmes videove dhe fotografive të publikuara nga Divizioni i 2-të i Këmbësorisë së SHBA-së.

“Ekuipazhet janë duke u stërvitur gjatë ditës dhe natës me raketën AGM-114 Hellfire, dhe raketën Hydra 70”, njoftoi ky divizioni në Twitter.

Stërvitjet vijnë pasi aleatët njoftuan se do të rifillonin trajnime të tjera të drejtpërdrejta në terren gjatë stërvitjeve të përbashkëta të pakësuara prej disa vitesh për shkak të COVID-19 dhe përpjekjeve për të ulur tensionin me Korenë e Veriut.