Botë

Të paktën 22 të vdekur nga përmbytjet në jug të Iranit

Descriptive Text

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në Iranin jugor, ka njoftuar një zyrtar lokal të shtunën, shkruan “France24”.

Ky vend që kryesisht ballafaqohet me thatësira, është përballur me reshje të mëdha të shiut.

"Numri i njerëzve të mbytur është rritur në 22 pasi u gjet edhe një trup tjetër për shkak të përmbytjeve që prekën disa qytete në dhe rreth qarkut Estahban”, tha Javad Moradian, i cili drejton një njësi lokale të shpëtimit.

Një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe më herët ka njoftuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 21, ndërsa dy persona janë të zhdukur.

Nënkryetari i parë i Iranit, Mohammad Mokhber, i bëri thirrje guvernatorit të provincës Fars që të hapë një hetim mbi incidentin dhe "të kompensojë familjet e viktimave".