Botë

Pastrueset e rrugës: Të bësh punën më të rrezikshme në Somali

“Është më mirë të mos shihesh për sigurinë tënde”, tha njëra prej tyre, 50-vjeçarja Maryan Salad Mohamed për “Al-Jazeeran”. “Ne bëjmë çmos për të mos na parë dhe akoma më mirë nëse askush nuk na dëgjon. Ka shumë rreziqe kur ju bëni e punën tuaj”. Maryan dhe të tjerat janë pastruese rrugësh që punojnë për autoritetin lokal të qytetit - një nga punët më të rrezikshme në kryeqytetin somalez

(BBC) – Ka edhe një orë derisa të lindë dielli në qendër të Mogadishus. Kryeqyteti somalez është në gjumë të thellë me një heshtje të frikshme, të varur në ajrin e ngrohtë të kripur që fryn nga Oqeani Indian, shkruan Al-Jazeera”.

Përveç një grupi të vogël grash të veshura me rroba me ngjyrë të errët në rrugën Maka al-Mukaramas në zemër të qytetit, nuk ka asnjë njeri tjetër në horizont. Me funksionimin e pak dritave të rrugës, gratë përzihen pothuajse në mënyrë të përsosur në errësirën para agimit.

Secila mban një fshesë plastike, një lopatë dhe thes dhe punon rreth 300 metra larg nga tjetra. Ato mezi nxjerrin zë kur shkojnë në punë.

“Më mirë të mos shihesh”

“Është më mirë të mos shihesh për sigurinë tënde”, tha njëra prej tyre, 50-vjeçarja Maryan Salad Mohamed për “Al-Jazeeran”. “Ne bëjmë çmos për të mos na parë dhe akoma më mirë nëse askush nuk na dëgjon. Ka shumë rreziqe kur ju bëni e punën tuaj”.

Image
Zyrtarët thonë se për shkak të rrezikut, kanë nisur të punësojnë edhe meshkuj

Maryan dhe të tjerat janë pastruese rrugësh që punojnë për autoritetin lokal të qytetit - një nga punët më të rrezikshme në kryeqytetin somalez.

“Para se të largohem nga shtëpia lutem. Ju nuk e dini nëse do të ktheheni gjallë”, tha nëna e shtatë fëmijëve për “Al-Jazeeran” me zë të ulët dhe të butë.

Nuk ka asnjë numërim zyrtar për numrin e pastruesve të rrugëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Por prej vitesh, qyteti ka humbur dhjetëra pastruese rrugësh për shkak të pajisjeve shpërthyese të improvizuara të fshehura në mbeturinat e mbetura në anë të rrugëve.

Në gusht të vitit 2008, të paktën 21 femra pastruese u vranë në të njëjtën shtrirje të rrugës pas një shpërthimi që la të plagosur edhe 46 të tjerë, kryesisht gra pastruese. Në gusht 2014, një shpërthim la të vdekur katër femra pastruese rrugësh dhe shtatë të tjera u plagosën në të njëjtin lagje të Mogadishus, shkruan “Al-Jazeera”.

Dhe në një sulm të tmerrshëm në shkurt 2019, persona të armatosur të panjohur qëlluan për vdekje nëntë pastrues rrugësh, duke përfshirë gjashtë gra në një vend rreth 15 kilometra nga qendra e qytetit.

Autoritetet fajësuan grupin e armatosur “Al-Shabab” të lidhur me “Al-Qaedan” për shpërthimet vdekjeprurëse.

Interpretimi i sertë i Islamit

Grupi, i cili dëshiron të imponojë një interpretim të rreptë të Ligjit të Sheriatit në Somali, po lufton Qeverinë e vendit të mbështetur nga Perëndimi. Ajo shpesh ka vendosur bomba në anë të rrugëve për të rrëzuar zyrtarët qeveritarë që kalojnë ose trupat paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan në vend.

Por ka mohuar pretendimet e Qeverisë se ata qëndrojnë pas sulmeve ose se qëllimi janë pastruesit e rrugëve.

“Ne nuk synojmë askënd në pastrimin e rrugëve të Mogadishu, në fakt pastrimi i rrugëve është një akt bamirësie që mirëpritet nga Islami”, tha grupi për “Al-Jazeeran” në një deklaratë më 5 korrik.

“Pastruesit e rrugëve të Mogadishus vriten nga të njëjtat trupa që synojnë shpesh shoferët të Mogadishu dhe të gjithë e dinë se cilët janë ata. Ata janë milicia dhe kryqtarët e tyre të huaj”, shtohet në deklaratë.

Shumica prej tyre janë të veja që humbën burrat e tyre gjatë luftës civile 30-vjeçare të vendit dhe janë mbajtëset e familjes së tyre. Në çdo ditë, ka të paktën 450 prej tyre që pastrojnë rrugët e kryeqytetit somalez, sipas autoritetit lokal të qytetit.

Ato që fitojnë më shumë marrin 150 dollarë në muaj. Disa marrin racione ushqimore në këmbim të punës dhe shumë punojnë në baza vullnetare duke shpresuar të sigurojnë një punë.

“Nuk ka alternativë tjetër”

Në periferi, Havo Ali Hassan, veteran i pastrimit të rrugëve po kalon nëpër kutitë boshe të mbetura në anë të rrugës. Ajo thotë se nuk i pëlqen puna e saj "shumë e rrezikshme", por duhet ta bëjë atë për të shtruar ushqimin në tryezë për familjen e saj të madhe.

“Unë nuk do t'i rekomandoja askujt ta bënte këtë. Mund të vdesësh në çdo moment. Punoj shtatë ditë në javë, sepse më duhet të mbaj fëmijët dhe burrin e verbër”, tha nëna e 10 fëmijëve.

Burri i saj u verbua pasi një mortaja ra pranë vendit ku ai punonte 10 vjet më parë.

“Nuk kam zgjidhje tjetër. Unë jam nënë. Unë do të bëj gjithçka për të mbështetur fëmijët e mi. Po, është e rrezikshme, por unë do të ndërmarr çdo rrezik për ta”, shtoi 58-vjeçarja, ndërsa lëvizte në grumbullin tjetër të plehrave që kishte nevojë për pastrim.

Familjarët e pastrueseve të rrugëve të humbur në krye të detyrës janë ende duke u përballur me tragjedinë.

“Ende mbaj mend që mora një telefonatë nga kunati im duke më thënë se gjyshja ime ishte vrarë”, tha Hodma Abdishakur Hassan për “Al-Jazeeran”.

“Ajo u hodh në erë pranë stacionit policor të Medinës. Ajo sapo kishte filluar turnin e saj. Trupi iu hodh copa-copa. Ajo fillimisht ishte gjallë, por vdiq nga plagët disa orë më vonë. Ajo nuk ishte vetëm gjyshja ime, por na ka rritur mua dhe dy vëllezërit e motrat e mi të tjerë”, shtoi Hodma, duke i fshirë lotët në nikabin e saj të zi.