Botë

E mbijetuara rrëfen për tmerret e ISIS-it: U përdhunova çdo ditë për gjashtë muaj

Në vitin 2014, të ashtuquajturit luftëtarë të Shtetit Islamik, vunë në shënjestër Yazidët, një grup kurdësh në veri të Irakut.

ISIS atje vranë burrat, ndërkaq gratë dhe fëmijët i mbanë për vete, ku shumë prej tyre gra, edhe i dhunuan, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ekhlas, e cila ka rrëfyer për tmerrin që përjetuan gratë, ishte vetëm 14 vjeçare kur u mundua t’i shpëtojë dhunës nga ana e tyre.

Ajo u kap dhe u mbajt si skllave seksuale për gjashtë muaj, duke u përdhunuar çdo ditë nga luftëtarët e ISIS-it.

“Çdo ditë për gjashtë muaj u përdhunova, kam tentuar disa herë të kryej vetëvrasje”, rrëfen Ekhlas.

Ajo ka treguar se në rrethin e 150 grave të tjera, ajo ishte e përzgjedhura e parë nga luftëtarët e ISIS.

Ekhlas përshkruan përdhunuesin e saj si “bishë”, duke shtuar se ishte me flokë të gjatë.

Ekhlas, ka arritur të ikë nga grupi i luftëtarëve të ISIS gjatë kohës kur ata ishin duke luftuar, dhe kështu ka arritur në kampin e refugjatëve ku aty u strehua.

Tani jeton në Gjermani ku edhe është duke u trajtuar.