Botë

Vriten dy palestinezë të dyshuar për terrorizëm nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë u vranë gjatë natës të së shtunën në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, ka thënë të dielën Ministria e Shëndetësisë palestineze, në atë që ushtria izraelite tha se ishin të shtëna me armë zjarri kundrejt një grupi terrorist, shkruan Reuters.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer operacione dhe kishte përdorur armë në disa lokacione, duke përfshirë Nablusin, duke shtuar se kishte arrestuar "katër individë të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste", raportuan mediat lokale.

Forcat izraelite të sigurisë kanë nisur operacione pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor pas një vale sulmesh në Izrael në muajt e fundit. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967.

Gjashtë palestinezë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë.