Botë

Temperatura rekorde në Ballkan

Descriptive Text

I nxehti ekstrem ka goditur rajonin e Ballkanit të shtunën.

Në Serbi, kafshët në kopshtin zoologjik janë freskuar me ujë pasi temperaturat kanë arritur në 40 gradë celsius.

Në Trebinje të Bosnjë e Hercegovinës, temperaturat kanë arritur në 42 gradë celsius.

Banorët e këtij qyteti thonë se budallallëku njerëzor ka ndihmuar në temperaturat ekstreme.

Në Kosovë, sipas Institutit të Hidrometeorologjisë, temperaturat të shtunën kanë arritur në 38 gradë celsius.

Përveç Ballkanit me temperaturat ekstreme në javën e fundit është përballur krejt Evropa.