Botë

Arrestohen tre persona në Estoni, u kapën duke i ndihmuar Rusisë

Descriptive Text

Tre persona u arrestuan në Estoni pasi bënë thirrje për grumbullim të parave, me qëllim që Rusisë t’i dilet në ndihmë me blerjen e dronëve luftarakë.

Mediumi ukrainas “Kyiv Independent” njoftoi të enjten, se njëri i dyshuar bëri thirrje publike, e dy të tjerë kryen transfer parash.

Dronët u blenë, e i dyshuari i parë u kap duke i transferuar dronët, nëpërmjet kufirit Koidula.

Lufta në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt, vuri në pah rëndësinë e luftës me dronë, veçanërisht atyre turq “Bayraktar”.

Sipas të dhënave, këta dronë kushtojnë mes 1 e 2 milionë euro për prodhim, ndërkohë që shiten rreth pesë milionë euro, shumë më lirë se për shembull një helikopter që nuk ka aftësinë sulmuese të tij.

LEXO EDHE: Epoka e dronëve “Bayraktar”