Botë

Meksikania vdes pasi i vihet flaka në një park

Një grua e cila u lag me alkool dhe iu vu zjarri në një park në Meksikë, ka vdekur nga plagët.

Luz Raquel Padilla kishte pësuar djegie në 90% të trupit të saj nga sulmi të shtunën, raportoi BBC. 

Vrasja e saj ka nxitur reagime në Meksikë për brutalitetin dhe faktin se ajo kishte njoftuar autoritetet muaj më parë para se të ndodhte sulmi.

Meksika ka parë rritje të numrit të vrasjeve të grave në vitet e fundit, duke regjistruar 1004 vrasje më 2021.

Prokurorja Luis Joaquin Mendez ka thënë se dëshmitarët kanë përshkruar tre burra dhe një grua që po nisnin sulmin kundër Padillas në park. Të katërtit ikën nga vendi.

Padilla ishte anëtare e grupit të personave që kujdesen për të afërm me aftësi të kufizuara.

Grupi tha se Padilla kishte marrë disa kërcënime nga një fqinj i cili ishte ankuar për zhurmën që djali i saj me autizëm bënte.

Në maj, ajo postoi në rrjete sociale shkrimin që i kishin shkruar në muret e ndërtesës: “Do të të djeg të gjallë”.