Botë

Rusia pretendon se u bë progres në bisedimet për heqjen e bllokadës për grurin ukrainas

Vladimir Putini ka pretenduar gjatë një vizite në Teheran se është bërë progres që mund t’i lejojë Rusisë të heqë bllokadën ndaj grurit ukrainas, një çështje që po kërcënon me uri në Afrikë, raportoi The Guardian të martën.

“Dua t’ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ndërmjetësim”, i tha presidenti rus Recep Tayyip Erdoganit, homologut turk.

Ishte vizita e dytë e Putinit jashtë Rusisë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe reflektoi vendosmërinë e tij për të treguar se ai nuk është i izoluar ashtu siç pretendon Perëndimi, por mban një ndikim në rajon pas vizitës se presidentit amerikan në Lindjen e Mesme javën e kaluar.

Putini mbajti bisedime bilaterale jo vetëm me Erdoganin, por edhe me liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, dhe presidentin Ebrahim Raisi.

Khamenei i ofroi Putinit mbështetje mbi konfliktin në Ukrainë.

Edhe pse kishte një marrëveshje të përgjithshme për Ukrainën, tensionet u ngritën kur Khamenei e paralajmëroi Turqinë kundër një sulmi në Siri.

Erdogani, me gjatë duke marrë avantazh nga shpërqendrimi i Putinit në Ukrainë, ka kërcënuar me një ofensivë të re ushtarake në Siri për të larguar nga kufijtë e Turqisë luftëtarët kurdë-sirianë të mbështetur nga SHBA-ja. Operacioni është pjesë e planit të Turqisë për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Por në takim me Khameneit ai u paralajmërua kundër një lëvizje të tillë.