Botë

Spanjolli në gjendje të rëndë pasi u pa duke ikur nga zjarri me rrobat e djegura

Një spanjoll në të 50-at po trajtohet për djegie serioze pasi i iku flakëve që e përfshinë ekskavatorin e tij teksa përpiqej të shuante një nga zjarret që shpërthyen në rajonin Castilla y Leon.

Videoja e incidentit tregon automjetin dhe shoferin, Angel Martin Arjona, që përbihet nga zjarri dhe zhduket në tym.

Sekonda më vonë, Arjona del nga flakët me rrobat e djegura dhe zjarr që digjet në shpinën e tij. Duke vrapuar ai menaxhon ta shuajë zjarrin në trup, shkroi The Guardian të martën.

Shërbimi Emergjent tha se Arjona kishte pësuar djegie serioze. Pasi u trajtua në një spital lokal, u dërgua me helikopter në një spital më të madh.

Një mik i tij tha se Arjona ishte në gjendje kritike por me vetëdije.

Megjithëse temperaturat në Spanjë po bien pas tetë ditësh të nxehti, dhjetëra zjarre – shumica ende vazhdojnë – kanë shkatërruar gati 30,000 hektarë tokë.