Botë

Inteligjenca britanike: Rusia i angazhoi mbi 150 mijë trupa të veçanta luftarake

Rusia po vazhdon të angazhojë forca të veçanta ushtarake në luftën ndaj Ukrainës, ndërsa objektiv i saj është pushtimi i tërë Donbasit, thuhet në raportin e Inteligjencës britanike të martën.

Sipas Britanisë së Madhe, që nga nisja e pushtimit rus, Rusia i angazhoi 150 mijë forca të veçanta në tentim për ta pushtuar Ukrainën, ndërsa javën e fundit, siç thuhet në raport, u angazhuan 100 trupa të tjerë.

“Përveçse përballen me mungesë të rëndë të personelit, planifikuesit rusë përballen me një dilemë mes vendosjes së rezervave në Donbas ose mbrojtjes ndaj kundërsulmeve ukrainase në sektorin jugperëndimor të Khersonit”, njoftoi Inteligjenca e Britanisë së Madhe.

Ritmi i sulmeve ruse po cilësohet më i ulët kohëve të fundit e kjo mendohet se vjen në mungesë të riorganizimit.

Të hënën, Inteligjenca tha se mercenarëve pro-rusë, të grupit "Wagner" iu ka rënë efekti dhe roli në luftime.