Botë

Gjashtë të vrarë në Toretsk të Ukrainës

Gjashtë persona janë vrarë nga shpërthimet në qytetin perëndimor të Ukrainës, e cila tash është vënë në fokusin e Rusisë për ofensivë ushtarake.

Pesë trupa janë gjetur në rrënojat e një shtëpie në Toretsk, në regjionin e Donetskut, derisa një person tjetër vdiq në spital, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.

Ushtria ukrainase tha se Rusia duket se po rigrupohet për një ofensivë ndaj Slovianskut aty pranë.

Qyteti u pushtua në vitin 2014 nga separatistët pro-rusë të cilët e mbajtën atë për gati tre muaj, shkruan BBC.

Tani është vendosur edhe një herë të bëhet një fushë beteje kryesore.

Që kur trupat ruse filluan pushtimin e tyre në shkurt, synimet fillestare të luftës së presidentit rus, Vladimir Putin, janë kufizuar në mënyrë drastike.

Ushtria braktisi përpjekjet e saj për të marrë kryeqytetin ukrainas, dhe u përqendrua në rajonin lindor të Donbasit.

Në një tjetër zhvillim, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka urdhëruar gjeneralët të fokusohen në shkatërrimin e armëve të raketave me rreze të gjatë dhe artilerisë së Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes tha se armët po përdoreshin për të bombarduar zonat e banuara të Ukrainës lindore nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe për t’i vënë zjarrin fushave të grurit dhe kapanoneve të ruajtjes së grurit.

Ministria tha gjithashtu se një sulm raketor rus të dielën në fshatin Donetsk të Kostiantynivka kishte vrarë deri në 250 mercenarë që luftonin në anën ukrainase, si dhe kishte shkatërruar 19 automjete ushtarak.