Botë

Raketat ruse ranë mbi “simbolin unifikues” të Ukrainës

Një raketë ruse ra mbi objektin e oficerëve në qytetin Vinnytsia, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton BBC-ja të dielën.

Objekti, i njohur ndryshe si Shtëpia e Oficerëve, është simbol i qytetit ku jetojnë afro 400 mijë banorë, për faktin se kishte rezistuar pa u shkatërruar që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nuk po flasim për prishjen e të gjithë objektit, por për çmontimin e strukturave të emergjencës. Shtëpia e Oficerëve i rezistoi Luftës së Dytë Botërore. Do t'i rezistojë edhe kësaj - tashmë është bërë simbol i stabilitetit të Vinnicës”, deklaroi kreu i qytetit Serhiy Borzov.

Më 14 korrik, trupat ruse nisën ta godisnin Vinnytsian, derisa 24 persona, përfshirë trë fëmijë, u raportuan të vrarë.

Image