Botë

Ukraina citon Nënën Terezë si motivim për luftë kundër rusëve

Ministria ukrainase e Mbrojtjes përdori një thënie të humanistes shqiptare, Nënë Terezës, në një postim në rrjetin social Twitter.

“E djeshmja ka shkuar, e nesërmja ende s’ka ardhur. Kemi të sotmen, le të fillojmë”, thuhet në postimin e Ministrisë, bashkëngjitur me një fotografi të ushtarëve ukrainas.

Në Ukrainë po zhvillohet dita e 144-t e luftimeve. Në Zaporizhzhia, Kherson e në Kharkiv ka luftime aktive, teksa forca ruse thuhet se është dobësuar për 30 për qind.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani