Botë

Dekorohet ukrainasi 19-vjeçar që i rrëzoi gjashtë avionë rusë

Shërbimi i Gardës Kombëtare të Ukrainës tha të dielën se një nga luftëtarët arriti t'i rrëzojë gjashtë avionë rusë dhe një raketë që ishin nisur drejt Zaporizhzhias. Siç raporton BBC-ja, ushtari, që nuk iu bë i ditur identiteti, është 19-vjeçar dhe aktualisht po kryen misione luftarake, me qëllim të mbrojtjes së atdheut.

“Ushtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili është vetëm 19 vjeç, tani po kryen misione luftarake, duke mbrojtur qiellin e Ukrainës në rajonin e Zaporizhzhias. Pa mëshirë rrah armikun në ajër së bashku me ‘të dashurën’ e tij besnike MANPADS ‘Igla’”, thuhet në deklaratën e Gardës Kombëtare.

Ushtari përdori armën Manpads, që përdoret për rrëzim të avionëve apo fluturakeve të mëdha në hapësirë.

Garda thuhet se e dekoroi me yllin "Hero i Ukrainës", çmim ky që konsiderohet më i larti në Ukrainë.