Botë

Britania shpall emergjencë kombëtare për shkak të nxehtit

Britania e Madhe ka shpallur emergjencë kombëtare të premten për shkak të nxehtësisë ekstreme që mund ta kaplojnë Anglinë. Të hënën dhe të martën, temperaturat mund të arrijnë rekord prej 40 gradë Celsius në vend, shkruan Sky News.

Ekspertët e motit thonë se ka 80 për qind shans që temperaturat të kalojnë rekordin e vitit 2019, kur temperatura ishte 38.7C. 50 për qind është shansi që në disa pjesë të Londrës temperatura të mbërrijë deri në 40C.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani e ngriti paralajmërimin për nxehtësinë në nivelin e katërt të premten, që i bie “emergjencë kombëtare”.

Niveli i katërt arrihet kur "vala e të nxehtit është aq e rëndë dhe/ose e zgjatur saqë efektet e saj shtrihen jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social".

Kjo do të thotë se nga nxehtësia mund të sëmuren ose vdesin edhe njerëzit e shëndetshëm, sipas Agjencisë.